Milan ka pësuar një humbje 3-1 ndaj Olympiacos në Athinë dhe është jashtë Europa League. Një rezultat që ka befasuar të gjithë, përfshi edhe lojtarët Kuqezi. Ishte Olympiacos ekipi që zhbllokoi rezultatin me golin e Cisse në minutën e 60’, ndërsa autogoli i Zapata-s i dha goditjen e dytë miqve.
Por pak minuta më pas ishte përsëri Zapata që ngushtoi diferencën për Milan. Me atë rezultat kualifikoheshin italianët, por në minutën e 81’ erdhi goli i nokautit nga Fortounis.
Milan është jashtë Europa League. Ndërkohë Betis ka barazuar 0-0 me Dudelange por ka ruajtur kreun e grupit.