Kryeministri Edi Rama u ka mëshuar dialogut me studentët për plotësimin e 8 kërkesave.
“Të 8 pikat janë po, hajde ulemi dhe mos e bëni si personazhi i Ismail Kadaresë që ishte gati të vriste vetëm për ti bërë një këngë”, ishte mesazhi i Ramës për studentët në emisionin Opinion.
Një student i verbër, i pranishëm në studio, e pyeti Ramën: Kur?
“Më thuaj kur do ulemi (për dialog)”, u përgjigj Rama.
Kreu i qeverisë foli një për një edhe për kërkesat e stundetëve.