Policia franceze tha mbrëmë se ka neutralizuar në një aksion të gjerë 29 vjecarin Cherif Chekatt, të dyshuarin kryesor të sulmit më armë ku u vranë 3 njerëz dhe u plagosën 13 në tregun e Krishtlindjeve të martën në Strasbourg.
Njoftimi për vrasjen e Chekatt erdhi pas një operacioni masiv ndjekjeje që ishte shtrirë në Francë dhe Gjermani, por sulmuesi rrjedhimisht kishte qëndruar i fshehur brenda qytetit.
Rreth orës 21 nisën të dëgjoheshin të shtënat e para të operacionit të policisë në periferi të Strasburg, e cila mbështetej nga helikopterë. Tregu i krishtlindjeve në Strasburg është një atraksion i rëndësishëm turistik për verilindjen e vendit.
Sulmesi kishte thërritur “Allahu Ekber” dhe kishte thënë se ishte një hakmarrje për “vëllezërit në Siri”.