SHBA-BE shporrin Ilir Metën, Gjin Gjonin dhe Gerd Hoxhën nga drejtësia, luftuan për të sabotuar reformën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shporrur më në fund Ilir Metën, Gjin Gjonin dhe Gerd Hoxhën nga kupola e drejtësisë shqiptare.
Angazhimi i amerikanëve për të ngritur Këshilli i Lartë të Drejtësisë ka shkrirë që sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë, e njohur si çeta më e korruptuar e drejtësisë shqiptare. Treshja në fjalë, herë publikisht dhe herë pas perdes, luftoi tre vjet për të sabotuar reformën në drejtësi.
Lufta e gjyqtarëve kundër reformës në drejtësi u udhëhoq nga Gerd Hoxha, si kryetar i shoqatës, i mbështetur nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Gjin Gjoni etj.
KLD ishte instrumenti kryesor i Sali Berishës për kapjen e drejtësisë. Për pasojë, shembja e KLD ka alarmuar Sali Berishën, i cili bën thirrje çdo ditë për revolucion.
Ilir Meta pritet të merret nën hetim nga SPAK gjatë vitit 2019, së bashku me Monika Kryemadhin. Gjin Gjoni de fakto është i shkarkuar edhe si gjyqtar.
Shkarkimi pritet t’i komunikohet gjatë muaj janar, pasi po i nënshtrohet Vetingut. Sipas burimeve, Gjin Gjoni nuk do të përballet me komisionin e Vetingut, pasi është zhvendosur në Gjermani./Pamfleti