Pedagogët në shumicë janë jo vetëm të korruptuar, por shumë prej tyre marrin edhe rroga të shumëfishta. Rasti më flagrant është ai i rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Sipas burimeve të gazetës të bëra publike sot, rektori merr plot 11 rroga në muaj, duke qenë se bën pjesë në borde dhe këshilla të ndryshme. Edhe sikur të ishte jashtëtoksor, 11 punë shtetërore, sikur të të zënë dy orë në ditë secila, prapë nuk do t’i përballonte askush.
Por në muajin shkurt të këtij viti, rektori Koni, gati sa nuk qau para kryeministrit Edi Rama dhe ministres Lindita Nikollës, se i ishin vonuar rrogat tre ditë. E në fakt nuk ka faj!
A e dini pse? Sepse rektori pasuri ka shumë, vila, apartamente, toka e dyqane, po llogaritë bankare i ka të vakta në para, krahasuar me pasurinë që ka.Ekskluzive.al
Rektori i UT, Mynyr Koni ka këto pasuri:
Vilë në një tokë me sipërfaqe totale 350 m2, përfituar me ligjin nr. 7501
Bashkëshortja, apartament banimi me sipërfaqe 219 m2, me vlerë 160 mijë euro
Apartament banimi me sipërfaqe 58 m2
Apartament banimi me sipërfaqe 90.3 m2, 72 000 euro
Apartament banimi me sipërfaqe 92.86 m2, 74 300 euro
Toke arë sipërfaqe 2 650 m2
Bashkëshortja dyqani me sipërfaqe 45 m2, 45 000 euro
Llogari bankare 210 309 lekë
Llogari bankare 54 392 lekë
Llogari bankare 670 975 lekë
Llogari bankare 3 600 euro
Bashkëshortja, llogari bankare 5 701 lekë
Bashkëshortja, llogari bankare 642 233 lekë
Bashkëshortja, para cash, 1 000 000 lekë
Vajza, llogari bankare 9 183 lekë
Vajza, llogari bankare, 5 546 euro
Vajza, llogari bankare, 62 euro
Pronar i një veture tip Benz