Pasditen e sotme u lajmëria se një tjetër protestë po ndodhte në Berat, në mbështetje të studentëve dhe kundër çmimit të karburantit.
Por ata që u prezantuan si banorët e shqetësuar të Beratit, rezultojnë të jenë një grusht i vogël militantësh dhe drejtuesish të degës lokale të PD në Berat.
Mes protestuesve gjendet edhe nënkryetarja e Bashkisë Berat, Afize Skëndo. Ish kandidatja për deputete e PD që sot është zyrtare e Bashkisë së drejtuar nga aleati i saj i LSI, ka dalë sot e shqetësuar, me gjasme për studentët e Shqipërisë.
Një tjetër i shqetësuar i madh për çmimin e karburantit është Namir Lapardhaja, anëtar i Këshillit Bashkiak të Beratit, kandidat për kryetar të degës së PD në Berat.
Bashkë me Lapardhanë, protestën e prin Genti Zëre, ish Nënkryetar i PD Berat dhe ish nëndrejtor i konvikteve në Qytetin Studenti.
Më tej dallojnë Juvina Qevani, ish kandidate për deputete e PD në vitin 2017 , Nertila Azizolli dhe Nevila Hyska, anëtare të Këshillit Bashkiak nga PD.