Disa aktivistë partiakë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë dëbuar nga protesta gazetaren e Top Channel Elda Menga.
Teksa prej më shumë se një jave studentët kanë braktisur auditorin, mes tyre janë shfaqur edhe individë të tjerë.
Ata nuk kanë pranuar që të rinjtë të japin intervistë për reporteren e televizionit kombëtar.
Me thirrjet “ ik, ik, ik”, operatori dhe gazetarja e këtij televizioni janë larguar.