Nga Redon Curri
Një pjesë e deputetëve të opozitës kanë thyer bojkotin parlamentar dhe kanë hyrë sot paradite në sallën e Kuvendit. Ata janë Petrit Vasili, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj nga LSI, ndërsa nga Partia Demokratike janë Luçiano Boçi, ValentinaDuka dhe Ervin Salianji. Një ditë më parë LSI depozitoi në Kuvend amendamentet që i duhen bërë ligjit të arsimit të lartë dhe ligjit për buxhetin e shtetit,që sipas saj i jep zgjidhje 7 prej 8 kërkesave të studentëve.
Por përtej propozimeve, duket se pas saj fshihet strategjia e opozitës për të shpëtuar mandatet e saj. Kjo ka nisur më 5 dhjetor me Këshillin e Legjislacionit, kudeputetët Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Silva Caka, NasipNaço dhe Edmond Haxhinasto.në këtë mënyrë ata e kanë të sigurt mandatin e deputetit edhe për gjashtë muaj të tjerë. Ndërkohë sot, kësa nisme I shtohen edhe tetë deputetë të tjerë duke zgjatur edhe ata me 6 muaj të tjerë kohën e qëndrimit jashtë parlamentit.
Shkronja ‘a’ epikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës parashikon që mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Sipas përllogaritjeve, ky afat plotësohet në datën 23 janar, gjithnjë nëse opozita nuk do t’i japë fund bojkotit. Numërohen 6 muaj me të shtunat dhe të dielat,përfshirë edhe ditët e pushimit. Ka mes demokratëve një argument se muaji gusht nuk duhet të llogaritet brenda afatit kushtetues 6 mujor të mungesave, sepse ishte muaj pushimi.
Por nëvlerësimin e Kuvendit të Shqipërisë, është një praktikë tjetër parlamentare e mëparshme. Në vitin 2009 PS ishte në bojkot, dhe në 25 mars 2010 ju digjejmandati. Jozefina Topalli asokohe kryetare parlamenti, llogariti edhe muajt epushimeve 4 javore të Vitit të Ri në muajt e punës dhe nuk i përjashtoi ato nga llogaritja e mungesave. Në këto kushte, socialistët u kthyen në parlament në 19 mars, 6 ditë para se të humbisnin mandatin.
A. Më i rrezikuari
Edi Paloka , pjesëmarrja e fundit në seancën e 5 korrikut dhe i digjet mandati në 5 janar.
B. 28 deputetë të tjerë, pjesëmarrja e fundit në seancës e 19 korrikut, mandatet ju digjen në 19 janar
1. Lulzim Basha
2. Monika Kryemadhi
3. Sali Berisha
4. Agron Cela
5. Aldo Bumci
6. Andon Frrokaj
7. Astrit Veliaj
8. Bardh Spahia
9. Dashamir Shehi
10. Edmond Spaho
11. Fatbardha Spahiu
12. Flamur Noka
13. Genc Pollo
14. Grida Duma
15. Halim Kosova
16. Isuf Celaj
17. Lindita Metaliaj
18. Luan Baci
19. Luciano Boci
20. Myslym Murrizi
21. Nadire Mecorapaj
22. Orjola Pampuri
23. Romeo Gurakuqi
24. Rudina Hajdari
25. Tritan Shehu
26. Vangjel Dule
27. Valentina Duka
28. Xhemal Gjunkshi
C. Petrit Vasili
Në 16 korrik ka marrë pjesë në Komisionin për Çështjet Sociale, seanca e fundit në 9 korrik. Mandati i mbaron në 16 janar.
D. 10 deputetë të tjerë të opozitës kanë marrë pjesë në seancën e 23 korrikut, mandatet ju digjen në 23 janar
1. Agron Shehaj
2. Floida Kërpaci
3. Kejdi Mehmetaj
4. Klajda Gjosha
5. Luan Rama
6. Nard Ndoka
7. Nasip Naco
8. Nora Malaj
9. Përparim Spahiu
10. Shezai Rrokaj
E. 10 deputetë kanë marrë pjesë në 18 shtator në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për pr.ligjin e teatrit, ju digjen mandatet në 18 mars
1. Albana Vokshi
2. Edmond Panariti
3. Endri Hasa
4. Endrit Braimllari
5. Florian Mima
6. Hekuran Hoxhalli
7. Izmira Ulqinjaku
8. Jorida Tabaku
9. Klevis Balliu
10. Lorenc Luka
F. Ishin në seancën e 20 shtatorit, mandatet ju digjen në 20 mars
Lefter Koka
Vangjel Tavo
G. Në 26 shtator kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ju digjet mandati në 26 mars
Dhurata Cupi
Fatmir Mediu
27 shtator
Viktor Tusha ka marrë pjesë në mbledhjen e Byrosë në 27 shtator, mandatet ju digjen në 27 mars
I. 3 tetor Këshilli i Legjislacionit për vettingun në politikë
Ervin Salianjit i mbaron mandati në 3 prill
J. Përfitojnë nga prania në 5 dhjetor në Këshill Legjislacioni:
1. Enkelejd Alibeaj
2. Oerd Bylykbashi
3. Gent Strazimiri
4. Silva Caka
5. Nasip Naco
6. Edmond Haxhinasto