osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Koha për negociata mes Qeverisë dhe studentëve

Koha për negociata mes Qeverisë dhe studentëve

Nga Neritan Ceka

Historia përsëritet, por rrallëherë në të njëjtat data, nga të njëjtat pjesë të shoqërisë dhe për të njëjtat qëllime sublime, për të ndryshuar rrjedhën e kohës, për të krijuar një shoqëri të re. Historia përsëritet, por rrallëherë në të njëjtat data, nga të njëjtat pjesë të shoqërisë dhe për të njëjtat qëllime sublime, për të ndryshuar rrjedhën e kohës, për të krijuar një shoqëri të re.

Kjo është ajo që kërkojnë studentët, përmes tetë pikave të tyre të thjeshta, pas të cilave vjen një ortek që do të tronditë establishmentin e atrofizuar politik shqiptar.

Kështu, kjo lëvizje i ngjan më shumë 1968-s europiane, se sa Dhjetorit shqiptar, sepse qëllimi i vërtetë i studentëve është të krijojnë një Shqipëri europiane. Prandaj edhe nuk ofrojnë dialog, sepse nuk mund të bëhet pazar me të ardhmen e tyre, që është njëkohësisht e ardhmja e kombit. Siç janë studentët dhe gjimnazistët e sotëm, do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së pas disa vitesh.

Dhe studentët kanë të drejtë të ndjehen të tradhtuar nga një klasë politike, e cila erdhi në pushtet përmes luftës së tyre të Dhjetorit 1990 dhe që, pasi u mori pushtetin, nuk e përdori atë kurrë për të përmirësuar qoftë edhe minimalisht kushtet jetësore e studimore të studentëve. Përkundrazi, në një aleancë me një racë oborrtarësh universitarë e vendosi universiadën shqiptare, që nga Shkodra deri në Gjirokastër, në vendin e fundit në Europë.

Studentët nuk kanë se çfarë të dialogojnë. Këtë e dëshmoi edhe përballimi i tyre në studion e Alban Dudushit, ku pamë Kryeministrin “bilbil të Parlamentit” që t’i mbahej goja dhe logjika, ku Albani e uli me të drejtë disa herë në vend nxënësin më të dobët të dialogut, i cili ende mendon se si t’i impresionojë studentët me tiradat e tij të mërzitshme. E pamë “timonierin e madh të tepsisë” krejtësisht të vetmuar në përballjen me ata pak studentë të mirëfilltë të lëvizjes, si dhe të tronditur nga grushti që i është dhënë “malit që s’bëzanë”.

Kryeministri është i vetmuar në këtë përballje me një rini që ka vendosur t’i shkojë misionit të saj deri në fund, sepse establishmenti politik, që e mban atë në pushtet, është thellësisht i klonuar prej tij, me të njëjtën paaftësi për të menduar ndryshe, me të njëjtën arrogancë dhe arbitraritet, me të njëjtin talent për t’i kthyer qytetarët ose në lakej, ose në armiq. “Udhëheqësi i madh” i plakut me qeleshe nga Dibra dhe “Skënderbeu” i zonjushës në ekstazë para dritareve të Kryeministrisë, është sot krejtësisht pa ushtri. Nëse nuk llogarisim freshistin e kamufluar tek Alban Dudushi, apo shëmbëlltyrën e sekretares së rinisë të infiltruar te Rudina Xhunga.

Në vetminë e tij, Kryeministri ka kundër të gjithë median, që është ndjerë papritmas e lirë, por që do edhe të hakmerret për të gjithë poshtërimin që ka pësuar këto vite, qoftë edhe duke u konsideruar si “kazan”. Kjo frymë hakmarrjeje, një pritje rasti për t’i nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve, për ta zgjeruar rrethin e rebelimit kudo ku arroganca dhe cinizmi i pushtetit ka krijuar pakënaqësi dhe armiq, ka vënë në lëvizje edhe opozitën. Një opozitë, që kishte më shumë detyrime ndaj studentëve dhe arsimit në përgjithësi, por bëri aq pak dhe aq keq, sa dhe pozita e sotme.

Studentët nuk janë në rrugë për revansh, nuk janë për të shkuarën, por për të ardhmen. Dhe e ardhmja nuk dialogohet. Por e ardhmja u takon të gjithëve dhe prandaj duhet të negociohet. Këtu Kryeministri pati një shkëndijë racionale, kur tha se duhet të dalim përtej tetë pikave, duhet të negociojmë për një gjë më të madhe, që është universiteti i modelit europian, i bazuar në dinjitetin dhe sigurinë e së ardhmes për studentët. Këtu ka të drejtë, sepse duhet negociuar edhe më gjerë se tetë pikat, jo vetëm për një universitet europian, por për gjithë arsimin, ku kombi duhet të bjerë dakord se është imperativi i të gjithë imperativave të zhvillimit tonë: para infrastrukturës, shëndetit publik, bujqësisë, apo turizmit, për të mos folur për rilindjen teatrale urbane.

Palët duhet të ulen dhe të negociojnë, ky është rezultati i çdo lëvizjeje, që nuk duhet ta kalojë masën kritike, që rrezikon shkatërrim edhe të asaj që është arritur.

Së pari, duhet të ulet pushteti, duke qenë i sinqertë dhe jo për ta përdorur për rikuperim të një disfate krejtësisht të merituar. Shenjat në këtë drejtim nuk janë të mira, jo vetëm për faktin e përdorimit të metodave meskine komuniste të infiltrimit të studentucëve në programet televizive, apo përpilimit të listave të studentëve e pedagogëve “subversivë” nga ish-kapterët e Policisë së Gramoz Ruçit.

Nuk janë të mira sepse nuk vihet gishti mbi përgjegjësit e kësaj gjendjeje, gjashtë vjet pas premtimit elektoral se arsimi do të modernizohej në nivel europian përmes rritjes së investimeve në 5% të GDP. Nuk mjafton të shkarkohen anëtarët pushtetarë të Bordeve të universiteteve. Studentët e kanë venë gishtin, por Kryeministri, që i mbron klonimet e tij të çdo gjinie, bën sikur nuk kupton. Ministria e Arsimit duhet të jetë pjesë e negociatave, por jo kjo ministri, që i ka merituar të gjitha mesazhet verbale apo materiale të hedhura nga studentët.

Pushteti duhet të ulet për të negociuar, por vetëm pasi të ketë pranuar të tetë pikat. Ky është një detyrim dhe aspak një lëshim.

Duhet të ulen edhe studentët, pasi të kenë krijuar institucionin, që do të negociojë gjatë me pushtetin. Me këtë pushtet që na qeveris sot dhe me atë që do të vijë nesër. Një institucion i qëndrueshëm, një asamble e gjerë e përbërë nga përfaqësues të gjithë universiteteve, që morën pjesë në lëvizje. Një lloj parlamenti perpetuum mobile, i pakorruptueshëm dhe i aftë të marrë vendime. Një institucion që nuk futet dot te zyra e Kryeministrit, por që duhet të komunikojë fillimisht me të dhe, më pas, me gjithë organet e pushtetit që kanë të bëjnë me universitetet. Vendimi i parë duhet të jetë që të tetë pikat janë të panegociueshme në parim dhe si të tilla duhet të nënshkruhen nga të dy palët. Ka modele të tilla? Por, edhe po nuk pati, përse mos ta krijojë Shqipëria?

Negociatat në lidhje me tetë pikat janë vetëm për afatet: në sa vite duhet të arrihet 5% i GDP dhe sa kohë do të qëndrojë në fuqi, sepse shoqëria shqiptare ka edhe imperativa të tjera; për sa kohë duhet të ngrihen kampuset universitare të tipit europian, të paktën katër në të gjithë vendin; sa kohë t’i jepet për konviktet e tjera, auditoret, laboratorët, etj.. Sa për tarifat, kartat e studentit dhe vogëlsira të tjera të jenë dhuratë e vonuar e Vitit të Ri.

Është edhe vetingu, një pikë që bashkohet me verifikimin e karrierës akademike të profesoratit. Është e tepërt të pyesim përse studentët nuk i pranuan pedagogët në lëvizjen e tyre, në ndryshim nga paraardhësit e tyre të Dhjetorit 1990. Nuk e thonë, por e ndjejnë, se profesorati nuk ka qenë aleat i tyre, por i pushtetit. Pjesa më e madhe e tij, ajo më inkompetentja, më e paedukuara, më anadollakja, ka qenë zgjatimi i dorës së partive politike, i klaneve pushtetare, po kaq arrogante, cinike dhe e korruptuar si ato. Prandaj ata nuk mund të kenë vend në lëvizje dhe as në institucionin, që ajo duhet të ngrejë. Pjesa më e mirë e profesoratit, që bën pjesë në elitën intelektuale të vendit, ka ende shansin të afirmohet si e tillë me një lëvizje të veçantë. Ajo duhet të ketë fjalën dhe vendimin e saj në një reformë të thellë universitare, që duhet të nisë me abrogimin e menjëhershëm të Ligjit për Arsimin e Lartë si një ligj antidemokratik e korruptiv.

Ndoshta nuk është rasti për komplimente, për të thënë se sa krenarë jemi ndjerë për këtë rini, që zgjoi gjithë kombin nga një lloj letargjie e injektuar nga një regjim arrogant dhe cinik deri në absurditet, një përzierje e sjelljeve anadollake me kostume “Armani” dhe çanta “Gucci”.Ndoshta kjo e vërtetë e madhe është në kundërthënie të propozimit tim për të përgatitur negociatat me Kryeministrin. Edhe unë kam dyshimet e mia për një njeri që e përshëndeta, kur në prill të 2017-s mori kamxhikun për të përzënë tregtarët nga tempulli i Akademisë së Shkencave, por edhe pas dy vjetësh jemi edhe pa Akademi, edhe pa kamxhik.

Por unë jam edhe kundër revolucioneve, kundër përmbysjeve, që përfundojnë gjithmonë me restaurim, ashtu siç është edhe regjimi i sotëm një restaurim i trashëgimisë së Ramiz Alisë. Dhe restauratorët e ardhshëm janë tashmë përqark studentëve, duke u përpjekur t’u marrin nga duart megafonët dhe pastaj kauzën.

Prandaj nuk duhet dialoguar, por duhet negociuar. Vetëm pas pranimit të kushteve në parim, gjatë, dhe vazhdimisht.

Me kë?

Mos prisni që pushteti të nxjerrë në krye njerëz të mirë, as ky, as ai që do të vijë më pas. Në një rast tjetër, kur duhet të merrja një vendim, pata thënë:

Edhe me njerëz të ligj mund të bëhen disa punë të mira.