Kryeministri Edi Rama ka publikuar nje video ku shfaqet pedagogu Sherif Bundo ne Fakultetin Ekonomik, i cili u ben thirrje studenteve te mos japin konsesusin per propozimet e qeverise per tete pikat.
Rama pershkruan pedagogun si nje ish eneverist rrezuar nga studnetet ne vitin 90 dhe lutet qe “Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë me jetën e tyre”
Rama shkruan:
:Më kollaj e besoja që fluturon gomari, se sa që këto imazhe s’janë arkiva filmash të gjyqeve komuniste kundër armikut të klasës!
Po jo, janë të freskëta fare mu nga mbrëmja e sotme në Fakultetin Ekonomik😱
Dhe kaq shumë jam tronditur, sa që më bëjnë sytë sikur oratori është Sherifi, një enverist që në fundvitet ’90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit si socialist dhe porosiste hotel-turizmat ta merrnin djathin tek i vëllai në Përmet😼
Po as vetë ai, i shkreti Shero që kishte zbuluar efiçencën e kalit në ekonomi në një studim doktorature, s’do ishte dot kaq fantazëm e të shkuarës sa ky oratori këtu🤭
Të cilin nuk e njoh, po Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë me jetën e tyre👻