Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka ofruar spektakël në Kuvend ku është shfaqur në mbrojtje të studentëve.
Teksa u përpoq që t’i hidhte letra fytyrës kryeministrit Edi Rama, Boçi tha se aty gjendej ligji i Arsimit të Lartë i cili u nis nga Partia Demokratike dhe u përfundua nga qeveria “Rama-Meta”.
Gjesti i tij ka revoltuar deputetin socialist Erjon Braçe i cili i ka kujtuar mikeshën e tij të ngushtë Elvira Lumi, që u arrestua në flagrancë teksa merrte rryshfete si shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane.
“E harrove atë shoqen tënde me korrupsion që ta arrestoi Prokuroria?”, i tha Braçe.
Deputeti demokrat ka shërbyer edhe si pedagog në Universitetin e Elbasanit, ku mbahet mend nga studentët e gazetarisë, që në vend të prezencës së tij në orët e leksioneve, dërgonte si zëvendësues një profesor që kishte studiuar veterenari.