Ndërsa studentët sot kanë zhvendosur protestën e tyre para parlamentit, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zgjedhur t’u flasë nga foltorja e Kuvendit.
Nikolla zgjodhi t’u flasë studentëve, me fuqinë e zemrës, kështu u shpreh gjatë fjalës së saj në parlament, ndërsa foli për reformat e ndërmarra në universitete.
“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë.
A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin.
“Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd.- Tha Nikolla.
“Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta.
Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndrikull Nikollën’, hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta. “Lindita Nikolla, dil në Bulevard dhe shkolla është e jona”.
Po të dashur student, ndaj i mbyllëm shumë kioska. Unë dalë në Bulevard me peshën institucionale.
Faleminderit kolegë për mbështetjen dhe kurajon, për reformën sistematike. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi.
Ata kanë të drejte, por për të fituar një betej është e drejt tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi.” u shpreh me tej Nikolla.
Duke “siluruar” dhe ish kryeministrin Sali Berisha, per epitetet qe ka perdorur ndaj saj qe ne momentin kur ka ardhur ne krye te Ministrise se Arsimit dhe Sporteve.