Kryeministri Edi Rama ripërsëriti edhe një herë thirrjen për dialog ndaj studentëve, të cilët aktualisht po protestojnë përpara parlamentit. Rama tha se qeveria është gati për plotësimin një për një të kërkesave, por kërkoi dialog
Kryeministri i ftoi studentët për dialog në kuvend.
“Nuk dua që protesta të mbyllet. Kjo protestë i ka rrënjët thellë. I ftoj studentët në dialog, të vijnë në kuvend, ose ku të duhet. Nuk mund të trajtohet kjo protestë si çështje procedure. Këtu nuk bëhet fjalë për mish, patate dhe arka me mollë. Bëhet fjalë për hapjen e një procesi për plotësimin e këtyre pikave. Pikat jemi gati t’i plotësojmë një për një”, deklaroi Rama
Kreu i qeverisë pyeti se çfarë fshihet pas bllokimit të dialogut, ndërsa akuzoi opozitën
“Pyetja këtu është se çfarë fshihet pas bllokimit të dialogut. Çfarë fshihet pas propagandës që investohet nga ndërmarrja e doktoreshë Monës, SHQUPI dhe doktor Qorri? Kemi një opozitë që kërcënon me destabilizim, me djegie të Tiranës. Kjo është arsyeja që refuzoj të plotësoj këto 8 pika si të ishin porosi në dyqan”, deklaroi Rama.