DUAM DIALOG, NUK JEMI MEMECË!
Në rrjetet sociale po qarkullon thirrja për dialog nga vetë studentët, që kërkojnë që të dialogojnë me qeverinë në auditorin e një universiteti.
Siç shihet edhe në foton e shpërdarë në mediat sociale nga studentët, në kërkesën e studentëve shkruhet: Duam Dialog, nuk jemi memecë.
Në ditën e 10 të protestës, studentët mesa duket kanë rënë dakord se zgjidhja e kërkesave të tyre kalon nëpërmjet dialogut.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama është shprehur vazhdimisht se përmes dialogut jo vetëm që do zgjidhen 8 pikat e tyre, por edhe shumë më shumë se kaq.
Mbetet të presim çdo të ndodhë në vazhdim./korrieri.com