Kryeministri Rama ka folur në Kuvend sot, ku ka qenë edhe opozita e pranishme.
Rama tha se protesta e studentëve I dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë.
Duke ironizuar, Rama tha se nuk mund të vijë shpresa nga doktoreshë Monika, Lulzim Mziu apo nga prof Qorri.
Por, sipas Ramës, zgjidhja vjen me dialog, që opozita nuk e lejon dhe po e pengon.
Rama në fund të fjalës së tij tha se kryetarja e LSI, do te heqë për 6 muaj petkun e doktoreshës dhe do të mbetet me çizmen e LSI.
“Adashi im në mbiemër, Rama Luan, tha se studentët duhet të na nxjerrin jashtë, juve ju kanë nxjerrur jashtë. Dje janë formuar organet e drejtësisë së re, KLGJ dhe KLP. Propozimet e opozitës janë të refuzuara. Janë propozime për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë.
Shoqëria kërkon zgjidhje, por ajo nuk vjen nga doktoresha kryemadhi, profesor Lulzim, apo profesor Qorri. Opozita kërkon vetëm bllokim zgjidhjesh. Qeveria zgjidhjen e ka por do e jape me dialog“, deklaroi Kryeministri Rama.