Një pedagog në Universitetin Politikenik ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për pedagog të Arkitekutrës, Thanas Nushi i cili është dorëhequr pas akuzave të shumta që ka marrë nga studentët.
Lajmi është konfirmuar nga studentë, të cilët janë ishin të pranishëm në një mbledhje që u zhvillua në këtë fakultet.
Pedagogu Nushi është shënjestruar si i korruptuar nga studentët, duke marrë 300 euro për provim.
Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar mbledhje pedagog – student në fakultetin e Arkitekturës dhe atë të Ekonomikut. Në këto mbledhje studentët kanë shprehur shqetësimet e tyre, të cilat i kanë parashtuar edhe në protestë.