osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta del jashtë sistemit të drejtësisë, ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe shkrihet KLD, vartësit e presidentit sherr me gjyqtarët

Ilir Meta del jashtë sistemit të drejtësisë, ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe shkrihet KLD, vartësit e presidentit sherr me gjyqtarët

Epoka e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka marrë fund. Pas shumë skandalesh dhe qokash, ky institucion ditën e djeshme është shkrirë zyrtarisht. Dje u zhvillua mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtareve, ku gjyqtarë nga gjithë Shqipëria kanë zgjedhur anëtarët e mbetur të KLGJ dhe tani do të jetë ky institucion që do të ketë në dorë fatet e njerëzve të drejtësisë. Rreth orës 10:00 të paradites së djeshme në ambientet e Hotel “Tirana” u mblodh Konferenca Gjyqësore për konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në votim morën pjesë 354 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit. Nga 9 kandidaturat, 6 prej tyre u zgjodhën anëtarë të KLGJ-së. Më herët u tërhoq nga gara gjyqtarja Alma Brati. Kërkesa është depozituar dy ditë më parë dhe Brati ka deklaruar se nuk do që të jetë pjesë e zgjedhjeve për anëtarë të KLGJ.

Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë. 6 prej tyre vijnë nga radhët e gjyqësorit, ndërsa 5 të tjerë jogjyqtarë janë zgjedhur disa muaj më parë. Por me zgjedhjen e djeshme të anëtarëve të mbetur të KLGJ nga radhët e gjyqësorit, ky institucion është gati. Kështu që me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të thotë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shkrihet pas disa ditësh dhe Presidenti i Republikës nuk do të ketë më akses dhe impakt në sistemin e drejtësisë.

Momentalisht KLD ka të drejtë të komandojë gjyqtarë dhe po ashtu të vendosë mbylljen e karrierës së tyre kur dalin në pension. Por vendimi më i rëndësishëm është ai i masave disiplinore, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për ndëshkimin e gjyqtarëve. Mirëpo, me ngritjen e KLGJ, KLD nuk do ekzistojë dhe njëkohësisht nis rrudhja e kompetencave të presidentit, i cli nuk do ketë më rol në drejtësi. Aktualisht, Këshilli i Lartë i Drejtësisë drejtohet nga Ilir Meta, por që pas zyrtarizmit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, presidenti do ketë të drejtë vetëm të propozojë disa anëtarë të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë.

Shpallen fituesit

Pas votimeve, rezultuan fitues plot 6 gjyqtarë. Kështu, Medi Bici nga Gjykata e Lartë mori 290 vota, ndërsa Ilir Toska nga Gjykata e Apelit Tiranë mori 200 vota. Ndërkohë Brunilda Kadi nga Gjykata e Tiranës mori 135 vota, ndërsa Dritan Hallunaj nga Gjykata e Krimeve të Rënda mori 215 vota. Nga ana tjetër, Marcela Shehu, nga Gjykata e Kurbinit morri 289 vota, ndërsa Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit të Vlorës mori 287 vota.

Të dërguarit e Metës shkaktojnë tension në mbledhje

Fakti që epoka e Këshillit të Lartë të Drejtësisë tanimë ka marrë fund, si pasojë e konstituimit të organeve të reja të drejtësisë, nuk është kapërdirë dot nga një anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila dje në mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve shkaktoi një incident. Bëhet fjalë për Sofia Zhilla, inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, e cila u përjashtua nga mbledhja ku 339 gjyqtarë po votonin për 9 kandidaturat për KLGJ, pasi ka kërkuar të drejtë votë. Megjithatë, mes polemikash dhe akuzash, Zhilla u largua, sepse sipas kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ajo ishte në mungesë të statusit të gjyqtarit. Ndërkohë inspektorja reagoi ashpër ndaj Zaganjorit, duke nënvizuar faktin që ajo është emëruar në këtë detyrë me ligjin 88/11 që i jep asaj statusin e gjyqtares, dhe që sipas saj, Zaganjori po shkel ligjin në mes të ditës, përballë gjyqtarëve dhe ambasadorëve dhe po sulmon në mënyrë të paprecedentë Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Rigels Seliman