osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pjetër Gjini, ky desident humorist – Bejtaxhiu Shkodran

Pjetër Gjini, ky desident humorist – Bejtaxhiu Shkodran

Të gjithë ia dinë emrin, por pak kush e di me kë dhe me çfarë realisht ai emër lidhet. Aq sa njihet, aq edhe nuk njihet një figurë e këndshme, shkodran i vërtetë, muzikant e bejtaxhi i njohur i cili jetën e kaloi vetëm krah kitarës.

Ky person ishte Pjetër Gjini, një ndër ata djem që nanës Shkodër nuk i mori asgjë, vetëm i dha shumë. Në ditët më të zymta të historisë së saj, ajo qeshi falë tij. Ndër gëzimet më të mëdha, ai nuk kishte si të mungonte. Sepse Pjetër Gjini, duke e parë Shkodrën si nanë, çdo shkodran e shihte si motër e vëlla.

Gjini lindi në vitin 1910 dhe pas studimeve të hershme në Shkodër, sapo u çel Radio Tirana iu bashkua stafit të gazetarëve dhe zhvilloi çdo mbrëmje emisionin “Ora Humoristike” i cili, sipas arkivave të kohës ishte ndër më të ndjekurit dhe komentuarit. Falë këtij emisioni, humori shkodran u bë i famshëm dhe u pa se ky qytet është vërtetë djepi i tij.

Sapo komunizmi erdhi, u dënua për “Agjitacion dhe Propagandë”, akuzë e cila e bëri të vuajë ndër burgje për më tepër se një dekadë. Ndonëse ishte errësirë, mundohej të qetësonte gjithkënd duke iu recituar poezi satirizuese për partizanët apo duke u dhënë shpresë që e bazonte në bindjen se komunizmi ishte një sistem krejt i përkohshëm.

Kur doli nga burgu, nuk kishte ku të shkonte, por njerëzit e tij sigurisht nuk e lanë në rrugë. Mbesa e vet e mori dhe u kujdes për të derisa vdiq.

Fama iu rikthye menjëherë sa Shkodra mori vesh se Pjetër Gjini qe kthyer. Me kitarë, ai shkonte në çdo gëzim duke kënduar shumë bukur këngë që i shkruante dhe kompozonte vetë. Këto këngë kishin kryesisht karakter satirik si “Plak me marak”, “Selep i amël”, “Napoljoni” e të tjera, por edhe karakter lirik si “Shkodra”.

Ishte bejtaxhi dhe humorist aq i madh, sa në Shkodër u përhap shprehja “Mjerë kush bjen ndër duer të Pjetrit”. Gjithnjë kishte diçka për të thënë në situata nga më të ndryshmet e batutat e tij njihen akoma dhe sot.

I varfër por fisnik! Kështu ishte Gjini i cili vërtetë qëndroi Pjetër – Shkëmb gjatë komunizmit duke mos ndryshuar asnjëherë kahun e mendimit apo mënyrën e të vepruarit, pavarësisht se sistemi i kërkonte ta bënte.

Këtë imazh, Pjetër Gjini nuk e mori me vete kur vdiq më 30 mars të vitit 1988. Falë tij, një qytet i tërë e kujton me respekt dhe plot mirënjohje, e falenderon që diti me kenë shkodran.