Përpos faktit që i kanë rrëmbyer protestën studentëve në shesh, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë zaptuar edhe studiot televizive.
Prova më e qartë për këtë është ky rast që po sjellim më poshtë, ku një prej militantëve të shumtë që kishin mbushur studion “Opinion” të Blendi Fevziut ishte dhe Besim Zaimi, një i ri i cili është pjesë e LSI-së.
Edhe pse u deklarua si student i pavarur, ai është militant i LSI-së dhe i Ilir Metës. Por ka me dhjetra të tillë që kanë pushtuar studion e Blendi Fevziut e cila është kthyer në një farë mënyre si studio e PD- LSI ku bërtasin me megafon militantët që kanë marrë direktiva nga partia pë të sulmuar qeverinë si student të pavarur dhe duke mos lejuar kështu dialogun dhe zgjidhjen e problemit real që kanë studentët.
Më poshtë po ju sjellim rastin e studentit që tha që pohoi se studionte në privat, por paradokaslisht dilte dhe protestonte për tarifat dhe problematikat e studentëve në universitetet shtetërore.
Kuptohet që djali në fjalë nuk është aty për të protestuar për studentët, por për partinë dhe Monikën.
MILITANTE TE TJERE: