Ndërkohë që shumica e studentëve pas mbarimit të studimeve nuk gjejnë dot një punë, Dhori Kule bën 11 punë në të njëjtën kohë.
Ja punët e tjera që bën profesori Dhori Kule të cilat edhe ai vetë i ka të renditura në CV-në e tij, por edhe sipas Korrieri.net:
Ai është pedagog pranë Fakultetit Ekonomik; Kryetar i Këshillit të Statistikave; Nënkryetar i Këshillit Drejtues Të Autoritetit Portual Durrës; Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë;
Anëtar i Këshillit të Profesorëve të Universitetit të Vlorës; Anëtar i Këshillit të Qarkut dhe KRRT Tiranë; Këshilltar i Dhomës së Tregtisë; Anëtar i Bordit në Agjencinë e Kërkimit të Teknologjisë dhe Inovacionit; Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; Anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës dhe Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë.