osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Adriatik Llalla mbylli dosjen e 85 milionë dollarëve të Alpetrol. FBI sjell provat, dhe ministri i LSI e Taçi i Liri Berishës nën hetim

Adriatik Llalla mbylli dosjen e 85 milionë dollarëve të Alpetrol. FBI sjell provat, dhe ministri i LSI e Taçi i Liri Berishës nën hetim

Ish Prokurori i Përgjithshëm, i cilësuar nga amerikanët si njeriu që mbrojti politikanët e korruptuar dhe i zhytur dhe vetë në korrupsion e krim, mbylli skandalin e shitjes së kompanisë së naftës dhe zhdukjen e garancisë nga Ilir Meta. FBI dhe Prokuroria shqiptare, pas dosjes së “ARMO”-s, hapin dhe atë të “Alpetrol. Pritet që Meta, ish zv.kryeministër në qeverinë e Berishës, Dervishaj ish zv.ministri i Metës, Taçi biznesmeni i familjes Berisha e Adriatik Llalla që mbylli çështjen, të shkojnë para drejtësisë për të zbardhur se ku kanë shkuar 85 milionë dollarët e garancisë së shitjes së Alpetrol. Shqiptarët ia kanë marrë dorën falsifikimit

FBI amerikane mori në dorë hetimin e kompanisë së naftës “ARMO” e cila pritet të penalizojë ish kryeministrin Berisha dhe biznesmenin e familjes që shërbente si donator i Liri Berishës, Rezar Taçi, si dhe kryeministrin Edi Rama bashkë me mikun e tij Beson e Taivanit.

Hapja e kësaj dosjeje të rëndë të abuzimit me paratë e shqiptarëve bëhet me qëllimin e vetëm për të çuar para drejtësisë abuzuesit që i shkaktuan një dëm prej 600 milionë eurosh shtetit shqiptar, dhe për ta kthyer këtë shumë të madhe, në arkën e shtetit.

Por tashmë në “radarin” e drejtësisë amerikane dhe asaj shqiptare është vënë dhe zhdukja e 85 milionë dollarëve të shitjes së kompanisë tjetër të naftës, Alpetrol, para këto të zhdukura që nga viti 2012 dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi deri më tani.

Ndërkohë që “Pamfleti” shkruajti ditë më parë se FBI amerikane ka vendosur të zbarkojë për të hetuar dhe te banka “American Chartered Bank” e Çikagos ku ishin futur paratë e shitjes së Alpetrol që përbënin dhe garancinë prej 85 milionë USD, tashmë hetimet filluan dhe në Shqipëri.

Njëherësh do të hetohet dhe kompania e vlerësimit të pasurisë së Alpetrol “Patton Boggs”, e cila përpos që e kishte vlerësuar kompaninë shtetërore shqiptare të naftës, por dhe ishte shprehur se garancia ishte e sigurtë në bankë.

Për kujtesë, kompania “Patton Boggs” është paguar dhe nga Berisha me paratë e qytetarëve shqiptarë për të lobuar në SHBA, në favor të Partisë Demokratike.

Vjedhja skandaloze e kompanisë së naftës nisi 6 vjet më parë, në dhjetor 2012, kur tenderi i madh për privatizimin e 85% të aksioneve të Albpetrolit dështoi, ndërkohë qeveria “Berisha” nuk arkëtoi asnjë qindarkë dhe as prokuroria nuk ka vepruar ndaj fajtorëve.

Fituesi i tenderit mashtroi shtetin shqiptar, duke depozituar si 10 përqind të vlerës së tenderimit një garanci false të lëshuar prapë me vulat e një institucioni bankar amerikan prej 85 milionë dollarësh, të cilave me sa duket ua ka gjetur “vendin” Sokol Dervishaj, ish zv.ministri i Metës.

Skandali u bë publik në momentin kur u zbulua se konsorciumi ‘Vetro Energy’ i shpallur si fitues i procedurës së privatizimit me një vlerë 850 milionë euro, nuk pagoi 170 milionë euro të parashikuar nga ligji, si garanci për nënshkrimin e kontratës, të llogaritur në 20% e vlerës totale.

Kontrata natyrisht u anulua, por kur autoritetet shqiptare kërkuan të arkëtojnë 85 milionë dollarët e garancisë, zbuluan se dhe garancia ishte e falsifikuar, pavarësisht faktit që ministria e kishte pranuar si të rregullt në dosjen e tenderimit.

Garancia duhej të ishte lëshuar nga një institucion financiar me reputacion të lartë dhe qeveria deklaroi në Fletoren Zyrtare se garancia ishte kryer në ‘American Chartered Bank’ me qendër në Çikago.

Por ‘American Chartered’ rezultoi se nuk kishte lëshuar asnjëherë një dokument garancie. “American Chartered Bank’ nuk është përfshirë në transaksionin në fjalë,” deklaroi një nga këshilltarët ligjorë të kësaj banke në një e-mail që mban datën 13 dhjetor 2012.

Sali Berisha në atë kohë, për të shpëtuar Rezar Taçin, biznesmenin e gruas së tij Liri Berisha, ushtroi presion të fortë te prokuroria shqiptare, e cila vetëm dy muaj pas skandalit, në shkurt 2013, hyri në lojë, duke iu drejtuar homologëve amerikanë me një letër-porosi për të pyetur drejtuesit e bankës amerikane për arsyen e mostransferimit të kësaj shume teorikisht të ngurtësuar si garanci nga firma fituese.

Kujtojmë se Prokuror i Përgjithshëm në atë kohë ka qënë Adriatik Llalla, njeriu i Berishës dhe Metës, i cili këtë të fundit e shpëtoi disa herë nga përballja me drejtësinë, pas “bllokut” dhe kërkesës për 700 mijë euro ryshfet, të dalë me zë dhe figurë nga videopërgjimi i realizuar nga ish ministri i ndjerë i LSI, Dritan Prifti.

Por garancia ishte falsifikuar dhe shuma nuk ishte ngurtësuar kurrë, dhe për këtë fajtori kryesor ishte Sokol Dervishaj, ish zv.ministri i Ilir Metës te METE, më vonë ministër i tij te Transportet.

Adriatik Llalla, i akuzuar dhe nga DASH dhe sekretari amerikan i shtetit si personi që ka mbrojtur politikanët e korruptuar dhe i korruptuar edhe vetë, “ngriu” hetimet e kësaj vjedhjeje monstruoze, pa përcaktuar as përgjegjësinë e zyrtarëve shqiptarë, që certifikuan falsifikimin.

As autori i mashtrimit, as bashkëfajtorët pranë qeverisë shqiptare, atëhere nuk u zbuluan, pasi Llalla mbylli çështjen dhe privatizimi dështoi me një dëm për shtetin shqiptar prej 85 milionë dollarësh.

Tashmë kjo çështje është hapur nga prokuroria shqiptare, ndërkohë që FBI amerikane ka nisur të sjellë prova të tjera të detajuara se ku kanë shkuar këto para.

Pritet që Ilir Meta, ish zv.kryeministër në qeverinë e Berishës, Dervishaj ish zv.ministri i Metës, Rezar Taçi biznesmeni i familjes Berisha por dhe ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla që mbylli çështjen, të shkojnë para drejtësisë për të zbardhur se ku kanë shkuar 85 milionë dollarët e garancisë së shitjes së Alpetrol./Pamfleti