Protesta e studentëve ishte një goditje e madhe për opozitën, të cilën e la në hije që në ditën e parë të saj. Studentët treguan se kur kauzat nuk shiten mund të bëhen bashkë dhe të jenë rezistentë. Por moslejimi i pjesëmarrjes së politikës ka agravuar situatën dhe po tentohet me çdo kusht ndërhyrja brenda saj. Kjo ka krijuar një tjetër hendek mes PD-së dhe LSI-së.
Lulëzim Basha u ka nisur një mesazh sekret strukturave: Mos përkrahni studentët. Na injoruan.
Janë marsistë. Duan të nxjerrin jashtë lojë PD-në të ringrenë aksesin e varrosur të LSI-së dhe Ilir Metës.
Kush përzihet me studentët në emër të PD-së është provokator, unë nuk pranoj kurrë faturën e tyre!