Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Partia Demokratike është themeluar me 12 dhjetor dhe jo në datën 11. Këtë postim e ka bërë për gjithë palaçot që hiqen si demokrat dhe nuk i dinë as datën e formimit të PD-së .
Një nga ata është dhe kreu aksidental aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka festua gjatë ditës, së djeshme themelimin e PD-së.
“Si sot 28 vite më parë më 12 dhjetor 1990, e mërkurë dhe ajo, një grup studentësh, pedagogë dhe intelektualë në vijim të protestave studentore që filluan më 8 dhjetor e që vazhduan për 4 ditë e të mbështetura dhe nga dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës e të tjerë, themeluan Partinë Demokratike. Një Parti e të gjithëve, studentë, intelektualë e punonjës, e atyre që aspironin një Shqipëri të çliruar nga diktatura komuniste, një shtet të së drejtës e me Liri ekonomike, nje SHQIPËRI SI GJITHË EVROPA“, – shkruan Meksi.
Më tej në postimin e tij ish-kryeministri shkruan, se nuk beson që kujtimet e atyre ditëve shlyhen nga kujtesa e pjesëmarësve në protesta e mitingje.
“Unë jam i bindur se një ditë ëndërrat dhe shpresat e tyre do të realizohen. I Uroj gjithë miqve e dashamirëve e veçanërisht studentëve të djeshëm e të tanishëm Gëzuar 12 DHJETORIN e PD“ – ka përfunduar Aleksandër Meksi në postimin e tij.