Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë tronditi Teneses në SHBA, gjatë orës 4 të mëngjesit, të mërkurën.
Tronditja u dëgjua edhe në qytetin e Akeman Crossroad, 60 milje në veri të Chattanoogas, dhe vetëm tre kilometra nga centralin bërthamor të Watts Bar.
Policia raportoi se nuk ka dëme në centralin bërthamor të Watts Bar,sipas të cilëve është ndërtuar për t’i mbijetuar lëkundjeve më magnitudë deri në 5.8 ballë të shkallës “Rihter”.
Banorët në zonë thanë se ndjenë lëkundjet, të cilat u ndoqën nga një tërmet tjetër, 13 minuta më vonë.