Në Qytetin Studenti ka filluar puna për rehabilitimin e godinave nga Bashkia Tiranë.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, në godinat e QS janë vendosur skelat dhe ka nisur puna për rehabilitimin e godinave ku qëndrojnë një pjesë e mirë e studentëve të UT.
Kujtojmë që një ndër kërkesat e studentëve që u ngritën në protest, ishte dhe ajo e godinave, ku siç duket ka nisur puna për përmirësimin e tyre.