Studentët e universiteteve publike kanë hyrë sot në ditën e nëntë të protestës, ndërsa paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha pikave të kërkesës së tyre, drejtuar qeverisë.
Ndërkohë, krahas Tiranës, mobilizim të studentëve në protestë ka pasur edhe në rrethe, si në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë, Elbasan, Gjirokastër apo edhe në Sarandë.
Në Shkodër, protesta e studentëve është mbështetur edhe nga gjimnazistët, të cilët janë grumbulluar përpara shkollave.
Por një “incident” duket se ka ndodhur me nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”, të cilët janë kërc.ënuar nga disa mësues dhe veçanërisht drejtoresha e shkollës, Albana Bushati, se nëse do të bashkoheshin me protestën e studentëve, do të përjashtoheshin.