osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Konferenca Gjyqësore, zgjidhen 5 anëtarë për në KLGJ, vijon gara për vendin e fundit

Konferenca Gjyqësore, zgjidhen 5 anëtarë për në KLGJ, vijon gara për vendin e fundit

Konferenca Gjyqësore për konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor është drejt përfundimit. Në votimin ku morën pjesë 360 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit, nga 9 kandidatë u zgjodhën 5 prej tyre si anëtarë të KLGJ-së, ndërkohë vijon gara për fituesin e fundit.

Fitues janë: Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Medi Bici, ndërsa drejt fitimit është Dritan Hallunaj dhe Brunilda Kadi. Hallunaj ka arritur të mbledhë 215 vota, ndërsa Kadi 135.

Gara vazhdon akoma mes Nertina Kosovës dhe Ilir Toskës, prej të cilëve do të zgjidhet edhe anëtari i fundit nga KLGJ.

Ndërkohë Report Tv mëson se është tërhequr nga gara gjyqtarja Alma Brati. Kërkesa është depozituar një ditë më parë dhe Brati ka deklaruar se nuk do që të jetë pjesë e zgjedhjeve për anëtare të KLGJ.

Emrat që u votuan për KLGJ janë:

Medi Bici – Gjykata e Lartë

Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

Nertina Kosova – Gjykata e Apelit të Krimeve

Alma Brati – Gjykata e Tiranës (E tërhequr)

Astrit Faqolli – Gjykata e Tiranës

Brunilda Kadi – Gjykata e Tiranës

Dritan Hallunaj – Gjykata e Krimeve të Rënda

Manjola Xhaxho – Gjykata e Krimeve të Rënda

Marcela Shehu – Gjykata e Tiranës

Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit të Vlorës

Një ditë më parë Konferenca e Prokurorisë zgjodhi 6 anëtarët prokurorë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me ngritjen e këtyre dy institucioneve Reforma në Drejtësi shkon drejt një momenti vendimtar për drejtësi të pavarur dhe profesionale me qëllim rritjen e besimit të gjyqësorit te qytetarët. /Shqiptarja.com