osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SKANDAL/ Vëllai i Bujar Nishanit privatizoi ish-mensën e “Qytet Studentit” dhe e ktheu në call center dhe lojëra fati

SKANDAL/ Vëllai i Bujar Nishanit privatizoi ish-mensën e “Qytet Studentit” dhe e ktheu në call center dhe lojëra fati

Ajo që do të duhej të shërbente si një mensë për studentët e ardhur nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe që jetojnë në Qytetin Studenti, sot nuk është gjë tjetër veçse një sallë e madhe e lojërave të fatit.

Përkundër deklaratave mediatike të këtyre ditëve të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, në përpjekje për të përfituar politikisht nga protesta e studentëve, në tetë vitet e qeverisjes së saj është bërë privatizimi tek militantët dhe zyrtarët e PD hapësira të konsiderueshme të “Qytetit Studenti”.

Nga një vëzhgim i kryer në “Qytetin Studenti”, sikurse shihni edhe nga këto foto, ish-mensa e dikurshme ku ushqeheshin me qindra të rinj e të reja, prej vitit 2011 është kthyer në një lokal për lojërat e fatit, ku studentët që jetojnë aty humbasin edhe ato lekë që marrin nga familjet e tyre për shkollim.

Por, edhe më skandaloz është fakti se ish mensa e studentëve, sot lokal që shërben për lojërat e fatit, administrohet nga Ilir Nishani, vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani.

Ajo që bie në sy është se procedurat e privatizimit të saj kanë filluar që në vitin 2010, kur Nishani ishte deputet i Partisë Demokratike dhe kjo forcë drejtonte qeverinë e vendit.

Ndërsa hapja e biznesit daton në 2011, vit kur Bujar Nishani ushtron edhe detyrën e ministrit të Brendshëm në qeverinë “Berisha”.

Një skandal i tillë është faktuar edhe nga vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit i drejtuar nga Bujar Leskaj i zgjedhur po nga PD-ja. Sipas Raportit Përfundimtar të Auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (Shtator 2012), rezulton se shitja e objektit “Mensë” si dhe truallit funksional prej 916 m 2 nën administrimin e “Trajtimi i Studentëve Nr.1” sha, Tiranë, rezulton të jetë kryer në shkelje të dispozitave të VKM-së nr. 1638, datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”, Kodi i procedurave administrative, ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Por, skandali shkon edhe më tej, pasi përveç llotos, vëllai i Bujar Nishanit administron edhe një tjetër ambient me një sipërfaqe të konsiderueshme që shërben për Call Center. Sikurse këto dy dyqane, në gjithë “Qytetin Studenti” janë një sërë hapësirash studentore me sipërfaqe të konsiderueshme të cilat janë privatizuar nga ish-funksionarë të lartë të PD në vend që ato të ishin mensa, biblioteka apo ambiente të tjera në funksion të studentëve që jetojnë aty.