Policia ka bërë me dije sot se gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të tjera janë kryer disa procedime ndaj personave pjesëmarrës.
Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se këto procedime kanë filluar sepse këta përsona e kanë cënuar atë, kanë bllokuar akse rrugore, kanë goditur me sende të forta si dhe kanë kryer veprime të dëmshme për shëndetin e njeriut, duke djegur materjale që shkaktojnë ndotje të lartë.
Policia thekson se do jetë gjithmonë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e e çdo qytetari dhe për t’i shërbyer atyre.