osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama i pret në dialog, studentët shtojnë një pikë tjetër në listën e kërkesave!

Rama i pret në dialog, studentët shtojnë një pikë tjetër në listën e kërkesave!

Studentët nuk heqin dorë nga Lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta.

Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.

Në fakt tanimë 9 kërkesa. Kjo pasi studentët shtojnë një pikë tjetër në kërkesat e tyre.

Nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët kërkojnë heqjen e procedimeve penale.

“Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata.

Protestës së studentëve para kryeministrisë i janë bashkuar edhe një grup studentësh të ardhur nga Shkodra.

Ndërkohë studentët kanë pasur mendime të ndryshme për të vijuar nesër protestën para kryeministrisë apo edhe para parlamentit.

Kishte nga ata që thoshin që nesër të mblidheshin tek Kuvendi, siç kishte dhe nga ata që kërkonin të mos lëshohej sheshi para Kryeministrisë.