Klevis Balliu ka përcjellë disa këshilla për mbarëvajtjen e protestës.
Deputeti demokrat, i ka bërë thirrje studentëve që të mos dorëzohen në protestën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.
Përmes një statusi në Facebook, ai shprehet se do të ketë lajme të reja nga qeveria.
“Shumë shpejt do të mësoni lajme të reja nga qeveria. Ata do të shesin shkarkimet dhe dorëheqjet e tyre si pranim të 8 kushteve që ju keni vendosur.
Por
Këto janë vetëm një hap pas nga plotësimi i 8 kushteve që keni bërë publike që prej ditës së parë të protestës.
Pranim i kushteve do të thotë firmosje të pezullimit të VKM nga Kryeministri Edi Rama dhe pezullim i Ligjit të Arsimit të lartë.
Mos u mashtroni,
Kjo qeveri mori pushtetin, po qeveris dhe kërkon të qëndrojë në pushtet me mashtrim”, nënvizon Balliu.