“Miratohet në parim marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”thuhet në vendim.
Kryeministri Edi Rama zbuloi pak ditë më parë se i kishte kërkuar kancelares Angela Merkel financim për konviktet në Shqipëri. Shefi i qeverisë në ditët e fundit ka deklaruar ashtu si te Inxhinieria e Ndërtimit, edhe në konviktet në Qytet Studenti do të vijojnë investimet.