Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me protestën, duke thënë se dita sot është një ditë e humbur.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shton se “Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit”.
“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso!
Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres”, shkruan Rama.