Kabineti qeveritar është mbledhur edhe këtë të mërkurë, ndonëse para selisë së kryeministrisë vijon protesta masive e studentëve. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar miratimin e vendimit për pensionistët dhe çekun e bebes.
“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)😊dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti)🤗Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin😉”, shkruan Rama në Twitter.
“Kryeministri Rama rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin”, thuhet në një deklaratë të zyrës së shtypit të Ramës.