Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot anëtarët e Qeverisë nga Bordi i Administrimit, te Universiteteve Publike.
Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë që Rama ka reaguar disa herë sot për dialog me studentët në plotesim të kërkesave të tyre, duke thënë se 8 pikat janë vetëm fillimi.
“Do të shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në Bordin e Administrimit.
Por unë nuk bëj asnjë lëvizje, po nuk erdhët këtu dhe po nuk folëm bashkë. Ji të rrini e të këndoni këngët e Monikës e të Lulit në Bulevard.
Ju më sillni një emër të një studenti, që doni ju dhe do ta vendosim direkt, por jo të rrini aty”, ishte kjo deklarata e Ramës gjatë video konferencës live në Facebbok, ditën e hënë.
Kujtojmë që ku ka qenë një propozim nga vetë Kryeminsitri, dhe nuk është një kërkesë e studentëve.