Burime të Javanews pranë kryeministrisë konfirmojnë se është ngritur një grup eskpertësh që po shqyrton me urgjencë disa propozime mbi 8 pikat e kërkuara nga studentët dhe për vendosjen e urës së dialogut.
Por burime nga kryeministria konfirmojnë gjithashtu për javanews, se Rama insiston që zgjidhja e 8 kërkesave të bëhet vetëm përmes dialogut me një përfaqësi studentësh dhe se nuk ka ndërmend të lëvizë nga pozicioni i tij.
Drafti i uljes së tarifave shkon përtej kërkesës së studentëve dhe pret firmën e Ramës. Mësohet se për studentët do ketë edhe surpriza, pasi propozimet e Ramës shkojnë përtej kërkesave të tyre
“Ne kemi punuar, çdo gjë është gati. Propozimet tona i tejkalojnë kërkesat e studentëve, por ama duhet dialog për t’i finalizuar”, i tha një burim nga kryeministria javanews.
Një grup i ngushtë pranë kryeministrit po punon intensivisht për përgatitjen e urave të komunikimit me studentet dhe hartimin e zgjidhjeve për kërkesat e tyre.
Tani topi është në fushën e studentëve.