Në një reagim tjetër për protestën e studentëve, Rama ka kërkuar sërish dialog me ta. Ai iu referua deklarimeve të një studenteje, e cila tha se duan që t’u plotësohen 8 pikat pa dialog, por nuk duan të bisedojnë.
Rama shkruan se eshte ai qe po lutet per dialog dhe se nuk eshte logjike qe te themi “s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre!”.
Statusi i Ramës
Një vajzë sapo tha: s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-) po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog!
D.m.th. s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre! Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG.