Në ditën e tetë të protestës krahasuar me atë që ishte para tre-katër ditësh apo dje paradite, protesta ka një ndryshim të ndjeshëm.
Është bërë më e vakët kanë mbetur më pak studentë se ç’ishin tek Ministria e Arismit.
Kjo sigurisht vjen edhe si pasojë e përçarjes së studentëve, ndarjes në shumë grupe.
Forumet politike e dëmtuan atë ndjeshëm, por që shpresat për të zgjidhur problemet e studentëve nuk janë të vakta, përkundrazi nëse të gjithë ata do të ulen t’i shkojnë në fund me kryeministrin, atëherë nevoja për ndryshim që i çoi ata në protestë do të ndodhë.