Për amerikanët duket se reforma në drejtësi mbetet një prioritet. Ata thonë se e shohin shpresën që Shqipëria të ecë përpara tek sundimi i ligjit.
Zv. ambasadori amerikan në Detyrë, Daniel Koski, mbajti një fjalim në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, ku tha se sundimi i ligjit po merr formë në Shqipëri.
“Ka shumë që kanë humbur durimin dhe kjo është e kuptueshme. Ata janë të dekurajuar nga korrupsioni i përhapur.
Ata janë të lodhur nga krimi i organizuar. Ata lexojnë për vrasjet dhe për njerëzit që largohen nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrat e tyre diku tjetër.
E gjithë kjo trondit shpresat e tyre për një Shqipëri të lirë dhe demokratike- për të gjithë shqiptarët.
Por ka arsye për të shpresuar. Ne shohim shpresën në sundimin e ligjit që po merr formë në Shqipëri. Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.
Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme.
Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e konsideroi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin.
I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”.