Pas protestës së djeshme, policia ka proceduar penalisht 25 persona. Mes tyre janë këngëtari Robert Aliaj, profesori Edmond Tupe edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.
Sipas policisë, personat e mësipërm akuzohen se dje në orën 09:00, te sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në “Rrugën e Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.
1. Edmond Tupe 2. Robert Aliaj 3. Altin Goxhaj4. Mirela Ruko 5. Klodian Leka 6. Estela Nazarko 7. Xhuljano Bregasi 8. Henri Fero 9. Liri Guci 10. Gentian Doci 11. Malbor Duka 12. Nehbi Bushaj 13. Klajdi Bello 14. Redi Muci 15. Luan Myrtaj 16. Erdi Bërxulli 17. Agron Pepaj 18. Migen Qiraxhi 19. Bledar Hysa 20. Adriatik Lapaj 21. Nerid Shehu 22. Bislim Lakna.