Talenti lind me njeriun dhe sa më i madh të jetë ai aq më i madh është dhe njeriu që e mbart atë. Biografia e Moisiut gëzon një pasuri dhe një vlerë që do ta dëshironte çdo njeri i rangut te tij ta kishte pjesë.
E si mund të mos mrekullohesh kur dëgjon e shikon interpretimin e tij të mrekullueshëm, që deri më sot është i pakrahasueshëm me asnjë tjetër, e nuk jemi duke folur për në rang kombëtar, por botëror. Rolet e tij për një kohë shumë të gjatë kanë qenë një pasuri brilante e artit pamor të dramës.
Ai ka mundur që të interpretojë personazhe që më parë kanë qenë nën petkun e majave të aktrimit botëror, por përsëri kishte diçka të veçantë, diçka që e bënte të ndryshonte nga pjesa tjetër.
Të marrësh përsipër e të realizosh personazhe të dramaturgjisë elitare është sa lodhje, konsumim durimi, aq edhe kënaqësi, dashuri, mrekulli se i ke dhënë jetë një krijese të re. Detyra të tilla madhore i marrin përsipër, jo vetëm vullnete titanike, por edhe talente të jashtëzakonshme.
Me dimensione gjigande dhe me një historik të pasur ai hyri në arenën botërore me modestinë më të madhe, u zhvillua universialisht dhe e mbylli jetën i rrethuar nga respekti dhe admirimi i të gjithë atyre që e kishin njohur personalisht, por edhe atyre që kanë pasur të paktën një herë mundësinë që ta shikojnë duke interpretuar në një nga rolet e shumtë të karriesës së tij.
Në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh) gjenden plot materiale dokumentare që flasin për dramaturgun e madh Aleksandër Moisiu. Madje në fonotekë gjendet i regjistruar zëri i tij, që mund të emocionojë gjithkënd edhe sot pas kaq shumë vitesh. Pikërisht ai zë që bëri të famshëm atë vetë dhe kombin e tij shqiptar.
Midis shumë materialeve të tjera arkivore, që dëshmojnë pa më të voglin dyshim madhështinë e këtij personazhi botëror të fillimshekullit të kaluar, më bëri përshtypje një letërkëmbim zyrtar për A. Moisiun, i cili kërkon nënshtetësinë shqiptare.https://youtu.be/WhV2WwEQj7U
I gjithë ky material gjendet i plotë në AQSh, Fondi 152, viti 1933. Letra përmban vlera të rralla si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme që ky artist i jashtëzakonshëm i skenës, megjithatë suksesin e madh të arritur në një kohë, kur universi shqiptar i atëhershëm ishte i panjohur dhe i paragjykuar, kërkon që ai dhe familja e tij të marrin nënshtetësinë shqiptare. Në një kohë kur mjaft emra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara artit të Moisiut. Ai nuk e fsheh aspak faktin e të qenit shqiptar dhe vërteton edhe një herë se vendi ynë mund të lindë të tillë viganë.https://youtu.be/N84PlVG-MI0
Rolet e Mojsiut në dramat e njohura:
* “Das Schëarze Los”, 1913
* “Die Augen des Ole Brandis”, 1913
* “Kulissenzauber”, 1915
* “Sein einziger Sohn”, 1915
* “Pique Dame”, 1918, me Johanna Terëin
* “Der Ring der drei Wünsche”, 1918
* “Erborgtes Glück”, 1919, me Käthe Dorsch
* “Der Junge Goethe”, 1919, me Käthe Dorsch
* “Zëischen Tod und Leben”, 1919, me Maria Zelenka
* “Figaros Hochzeit”, 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Ëinterstein, Vera Schëarz, Gertrude Ëelcker
* “Die Nacht der Königin Isabeau”, 1920, mit Fritz Kortner,
* “Kean”, 1921, Kean, me Camilla Horn
* “Die Königsloge”, 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn
* “Lorenzo de Medici”, 1935
Burimi: Konica