osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historia e filmit ku Matilda Makoçi shkëlqeu në rolin kryesor

Historia e filmit ku Matilda Makoçi shkëlqeu në rolin kryesor

Shpresa ka një histori dashurie të pafat. I dashuri e ka lënë dhe ajo pati një abort. Ajo është shumë e dëshpëruar. I mënjanon njerëzit dhe ka humbur besimin tek e ardhmja e saj. Por më pas njihet dhe bie në dashuri me inxhinierin e ri Piron. Dashuria e re zgjon tek Shpresa interesin për jetën, por në të njëjtën kohë ka probleme me familjen e Piros. Kjo është historia e Shpresës interpretuar nga aktorja Matilda Makoçi në filmin me të njëjtin titull më 1989.

Një interpretim që do të mbetej gjatë në kujtesën e publikut, si një nga rolet e bukura të aktores Makoci, e cila deri atëherë kishte interpretuar në disa filma si “Si gjithë të tjerët” (1981), “Në kufi të dy legjendave” (1981), “Apasionata” (1983), “Të mos heshtësh” (1985), “Hije që mbeten pas” (1985). Filmi erdhi si ekranizim i romanit “Bota ime” shkruar nga Dhimitër Xhuvani. Më 1966, Xhuvani kishte shkruar romanin e tij të parë “Tuneli’, një vështrim pesimist i jetës së vështirë të minatorëve. I akuzuar nga autoritetet si revizionizëm borgjez, romani u tërhoq nga qarkullimi.

Në filmin “Shpresa” do të interpretonin e aktorë të tjerë të njohur si Drita Pelingu, Qenan Toro, Eduart Makri, Myzafer Ziflaj. Gazetarja Elsa Demo do të udhëheqë një diskutim rreth rrugëtimit të veprës nga romani në ekranin e kinemasë, ku Matilda Makoçi shkëlqeu në rolin kryesor, falë mbështetjes së aktorit dhe regjisorit Eduart Makri, si dhe aktorëve Edmond Budina e Drita Pelinku.

SHPRESA u xhirua në portin e Durrësit ku, vetëm një vit më vonë, ndodhi vala e parë e eksodit. Biseda rreth këtij filmi me regjisorin Makri do të realizohet më 12 dhjetor ora 19.00 në Kinema Agimi..