Në bashkëbisedim me një student të Universitetit të Tiranës në Top Show, Kryeministri Rama ka folur edhe për kërkesën e kartës së studentit.
Sipas tij, për kartën e studentit janë universitetet ato që vendosin. Për këtë iu referua Akademisë Marubi, studentët e së cilës kanë prej vitesh kartën e studentit.
Sot, tha Rama, universitetet gëzojnë autonominë e plotë dhe janë ato që mund të marrin vendime të tilla, sikurse edhe për përcaktimin e tarifave vjetore.