Mbrëmjen e kësaj të marte kryeministri Edi Rama u përball në emisionin “Top Shoë” me një panel të mbushur me studentë për të diskutuar në lidhje me sistemin arsimor dhe kërkesat që ata kanë shtruar.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte prania e ish-drejtuesit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Librazhdit, i cili përkundër thirrjeve të opozitës për bojkot, apeloi për dialog.
Në fjalën e tij ai shprehu nevojën që palët të ulen të dialogojnë dhe të gjejnë një zgjidhje.
Pavarësisht përpjekjeve për bojkotimin e emisionit përmes presioneve nga opozita, shumë prej tyre të regjistruar përmes faqes së internetit të Top Channel, mundën të zinin një vend në studio, në atë që u bë një arenë e hapur për ballafaqimin e ideve dhe qëndrimeve të të dyja palëve.