Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka mbështetur kryeministrin Edi Rama në situatën e krijuar me studentët të cilët prej 7 ditësh janë ngritur në protstë.
Sapo paralajmëroi ikjen nga PD, Rudina tregon se çfarë nënkupton Rama me termin dialog, ndërkohë që mundohet të shpjegojë se qëllimi i këtij dialogu apo negociate siç e quajnë studentët, është për të mirën e të dyja palëve.
Sa për dijeni: Termi negociatë nuk do të domosdoshmërisht që palët të jenë në konflikt, është proces bisedimesh ndërmjet dy ose më shumë palëve (secila me synimet, nevojat dhe pikëpamjet e veta) që kërkojnë të zbulojnë një bazë të përbashkët dhe të arrijnë një marrëveshje për të zgjidhur një cështje me interes të përbashkët OSE për të zgjidhur një konflikt’, shkruan Hajdari në Facebook.
Por sapo shprehu mbështjetjen e saj ndaj Ramës, Hajdari e fshiu postimin menjëherë nga profili i saj në Facebook.