Studentët e universiteteve jo publike po protestojnë në gjithë vëndin, për disa pakënaqësi ndaj në sistemit të arsimit të Lartë. Opozita shqiptare dhe vetë studentët kanë deklaruar se ptrote4sta e tyre nuk është politike por ekonomike.
Por për Sali Berishën është e kundërta. I ftuar në televizionin A2 Berisha tha se opozita ka ngritur Shqipërinë në këto protesta.
“Një rol shumë të madh ka opozita në këto protesta që kanë shpërthyer në të gjithë Shqipërinë” tha ndër të tjera Berisha.
Pas kësaj i është kthyer edhe moderatori Endri Xhafo se me këtë deklaratë po konfirmon akuzat e Ramës për përfshirjen e Partisë Demokratike në këto protesta, por Berisha tha se opozita ka frymëzuar dhe ka përkrahur banorët.