Pasditen e sotme vendi është mbërthyer nga protestat, të cilat mesaduket kanë marrë indicie nga protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Një protestë ka nisur dhe në Lezhë, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën Kurbin-Lezhë dhe kanë kërkuar uljen e çmimit të karburantit.
Por në faqen zyrtare të Partisë Socialiste në Bashkinë e Lezhës është shpërndarë një foto ku duket se në fakt punonjësit dhe policët e bashkisë janë militantë të LSI, dhe siç shkruan faqja e PS, nga 100o punonjës kanë dalë në protestë vetëm 100.
Ndërkohë lajmin në faqen zyrtare të PS e ka shpërndarë dhe deputeti socialist i Lezhës Pjerin Ndreu.