Krimet dhe zullumet e shumta që ka bërë, po e ndjekin si hije, specien që për pushtet e pasuri, nuk njeh njerzillëk e pendesë
Më 12 dhjetor 2011, në 21 vjetorin e themelimit të PD nga Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit e që prej 24 vitesh, u administrua zyrtarisht prej “Penicilinës” Sali Berisha dhe 5 prej vitesh pas dorëheqjes po jo heqjes dorë, po komandohet prej tij në prapaskenë, Sali Berishës i ra të fikët, duke folur në podium.
Shërbestarët e Saliut, thanë se “i ra të fikët, nga emocionet e forta, të përjetuara nga ovacionet e festës”, ndërsa vetë Saliu e shpjegoi, me “shkarjen e pllakës manjetike të gjakut në tru”, por shkaku i vertetë, ishte një “mëkat i vjetër çnjerëzor” i Sali Berishës, bërë në kohën e “vigjilencës revolucionare”, kur ishte “ushtar” i ish-Sigurimir të Shtetit.
Pas 20 minutave ligjërim, për “bëmat” e tij në përmbysjen e diktaturës komuniste, shoqëruesi Arjan Adhami, i çoi enkas një gotë ujë në podium, për t’i njoftuar “lajmin e keq”, se “në sallë, kishte depërtuar ish-i përndjekuri politik Hysen Shoshori dhe do të fliste me megafon”!
Kaq mjaftoi, që Berisha të binte në gjunjë pa ndjenja, nga “hija e mëkatit” ndaj Hysen Shoshorit dhe shumë të tjerëve, që i ka çuar në pushkatim, nëpër burgje, në punë të detyruar fizike e internime.
Ka qenë viti 1974, kur pas denoncimit të komunistit Sali Berisha, anti-komunisti Hysen Shoshori u arrestua, i kapur në flagrancë duke ngjitur nëpër muret e Tiranës, trakte kundër pushtetit të diktaturës komuniste, i fundosur nga dëshmia në gjyq e Sali Berishës, që e dënoi me vdekje, ndryshuar me 25 vite burg dhe liruar pas 17 vitesh në vitin 1991, kur Berisha ishte “heroi” antikomunist i demokracisë shqiptare”, siç e quante veten.
Kujtojmë, që Hysen Shoshori e ka denocnuar publikisht spiunllëkun e Sali Berishës ndaj tij me shprehjen “Sytë e ujkut nuk harrohen”, madje nga banditët e Berishës është tentuar të joshet e është kërcënuar për të heshtur, por ai nuk heshti, deri më 2 mars 2014, kur u nda nga jeta.
Dy reagimet, pas traumës psiqike që gjunjëzoi Sali Berishën
Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit: – Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, gjëndja iu krijua si pasojë e një virusi kalimtar, kryeministri është i fortë, për të qëndruar edhe 35 vjet në pushtet, për të ardhmen e shkëlqyer shqiptarëve!
Edi Rama, Kryetar i PS, në “Twitter”: – “Sapo dëgjova, për sëkëlldinë e Saliut në festën e PD, ndiej keqardhje dhe uroj sinqerisht, që të mos jetë asgjë serioze për shëndetin. Të shkuara!”./Pamfleti