Në një komunikim live, kryeopozitari Lulzim Basha ka uruar ditën e themelimit të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij Basha ka përshëndetur edhe protestën e studentëve duke i quajtur ata forcën e madhe të ndryshimit.
Ai tha gjithashtu se: “Kjo lëvizje është shumë më shumë se sa thjesht dhe vetëm për tarifat universitare”.
Basha ka aprovuar edhe njëherë denoncimet e studentëve të mbërritura në media, se forumet rinore të PD-LSI po marrin peng protestën e studentëve duke e devijuar atë nga qëllimi fillestar, për ta kthyer në kapital të partive respektive.