Grupi i studentëve që aktualisht kanë bllokuar rrugën te kryqëzimi i Zogut të Zi kanë bërë deklaratë se:
“I kërkojmë ndjesë popullit të Tiranës për trafikun por të na kuptojnë. Duam të dëgjohemi.
Të gjithë studentet çdokush me kontributin e tij në rrjete sociale. Ne u mblodhëm nga zemrat dhe nuk do lejojmë askënd që të hiqet si përfaqësuesi jonë.
Askush mos dalë në televizione të flasë. Janë studentët e dhjetave që duan të dialogojnë me Edi Ramën por ata nuk na përfaqësojnë ne”, shprehen ata.